Anabel > Çfarë po ndodh rreth nesh

Aksident i rëndë në Tiranë/ Policët e bënë të vdekur, vajza del nga xhami i makinës

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Pak minuta pas mesnatës së 4 janarit, dy automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës. Sipas dëshmive të siguruara nga JOQ, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e njërit prej mjeteve, në momentin që kalonte semaforin e kuq.

Brenda në makinë thuhet se ishte një shofer dhe bashkë me të udhëtonin edhe dy vajza të tjera. “Njëra nga vajzat ka dalë nga xhami. Policët thanë se ka ndërruar jetë. Tjetra është masakruar në fytyrë.”-pohuan dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. 

Burime pranë Opinion.al informojnë se si pasojë e përplajes së dy mjeteve ka humbur jetën shtetasja Xhenis Trebeshina, datëlindja 1988-të, me profesion juriste, ndërsa në mjetin tjetër ka mbetur i plagosur rëndë një punonjës policie që ishte jashtë shërbimit. Janë ende të paqarta shkaqet e aksidentit, por dyshohet si shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

 

Artikuj të ngjashëm