Një organ i ri u zbulua tek aparati i tretjes së trupit të njeriut. “Mesenteri” ose si të themi “nyja”, ka qenë sigurisht gjithnjë pjesë e trupit tonë, veçse konsiderohej si një pjesë e sistemit të tretjes, i gjendur mes pjesës abdominale të barkut dhe zorrës së trashë.
Në fakt, është një organ i mëvetësishëm, siç edhe vërtetuan shkencëtarët e Spitalit Universitar të Limerick-ut.
“Edhe pse funksioni që kryen ky organ është ende i papërcaktuar qartë, ky zbulim hap një fushë më vete studimi.”, pohon kërkuesi J. Calvin Coffey, “Deri tani kemi përcaktuar formën dhe strukturën e tij. Hapi i radhës është funksioni. Nëse kuptojmë funksionin, mund të kalojmë më pas tek kapja dhe shërimi i sëmundjeve që mund të vijnë nga meseneteri.”
Në pozicionin që ka, mban të bashkuar zorrën me pjesën abdominale të barkut, megjithatë roli që ka në organizëm ende nuk është i qartë për kërkuesit.
Burimi: “The Independent”