Mbrëmja e Vitit të Ri po afron dhe ne kemi vendosur t'ju tregojmë një model flokësh shumë të veçantë, që mund ta krijoni edhe vetë. Me këtë fjongo në flokët tuaj, tani mund t'u thoni të gjithëvë se jeni ju "dhurata" e këtij Viti të Ri!
Ndiqni hapat sipas fotove për të rikrijuar këtë model flokësh, të stiluar në sallonin New Look Tina me produktet Davines.
Te modelja jonë përdorëm linjën MINU, e cila është krijuar për flokë të lyer, pasi flokët e saj të dekoloruar, kishin nevojë për shkëlqim.
Filloni duke aplikuar shampon dhe më pas vendosni maskën.
Mbajeni në flokë 10 minuta për efekte optimale.
Ndërkohë që flokët janë të lagur, spërkatini me MINU Hair Serum, për t'ju dhënë shkëlqim që zgjat gjatë gjithë stilimit.
Thajini flokët drejt me tharëse.
Më pas spërkatni një furçë me llakun No Gas Spray dhe kapini flokët bisht, duke i krehur me furçën dhe llakun, për të patur një pamje sa më të rregullt.
Merrni një fije flokësh nga poshtë bishtit dhe rrotullojeni rreth lidhëses për ta fshehur. Në fund, sigurojeni me një kapëse të vogël.
Më pas ndajeni bishtin në 3 pjesë, si në foto.
Rrotullojini dy fijet e trasha të flokëve, si në foto, për të krijuar fjongon. Mos harroni që pas çdo hapi, t'i siguroni flokët me kapëse.
Në fund, merrni fijen e tretë të flokëve dhe kalojeni sipër, për të fshehur kështu pjesët ku janë vendosur kapëset.
Bëni rregullimet përfundimtare për ti barazuar anët e fjongos.
Kjo është pamja e përfunduar!
Parukier: Masimiljan Lamaj
Fotografitë: Ina Omuri