Mund të shiheni, të flisni, por tani mund edhe të putheni nga telefoni. ‘Kissenger’ quhet shpikja më e re, e cila lejon shkëmbimin e puthjeve nëpërmjet internetit. Është një këllëf i thjeshtë me një pjesë plastike ku duhet të vendosësh buzët.
Kjo transmeton ndjesinë tek telefoni i personit tjetër, i cili po ashtu, ka vendour buzët tek pjesa plastike e këllëfit. “Puthja është shprehja më e drejtpërdrejtë dhe universale e intimitetit dhe dashurisë.”- shpjegoi Emma Yann Zhang, që ka punuar për krijimin e kësaj pajisjeje.
“Është një mënyrë që ne të lidhemi dhe të ruajmë intimitetin në lidhjet tona. Gjithashtu redukton stresin, kur përfshihemi në këtë lloj prekje fizike, kemi nivele më të ulëta të qarkullimit të gjakut.”- përfundoi ajo. Kjo puthje mundësohet nëpërmjet një aplikacioni që ka edhe opsionin e komunikimit me video. Pra, mund të shiheni dhe të putheni, fiks si në jetën e vërtetë!
Kjo shpikje mund të përdoret jo vetëm nga çiftet e dashuruara, por edhe nga prindërit, për të qenë më pranë fëmijëve të tyre edhe kur janë në punë.
Burimi: Mirror