Beauty > Lëkura

Këto dhurata do t'u tregojnë njerëzve tuaj të zemrës sa shumë kujdeseni për ta!

Në festat e fundvitit zemrat tona mbushen me ngrohtësi dhe dashuri! Kjo kohë na kujton të jemi mirënjohës për gjithçka kemi dhe na frymëzon të japim e të ndajmë me të tjerët. Por ndonjëherë është vështirë të gjesh dhuratën perfekte!

Për ju që akoma nuk e dini çfarë do t'u dhuroni personave tuaj të zemrës, mendojmë ne.

Dhuratat që kanë gjithmonë sukses janë ato të kujdesit për veten. Kush nuk do të donte të ndihej i përkedhelur këtë sezon festash?

Comfort Zone ka krijuar disa paketa festive me produkte të kujdesit për lëkurën, të cilat jo vetëm kanë një pamje festive, por edhe funksion fantastik në lëkurë.

Paketa e parë përmban produktet më të kërkuara best-seller:
Hydramemory Cream - Krem hidratues për lëkurën, me përmbajtje të acidit hyaluronik.
Renight Cream - Krem nate, me funksion kryesor riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës.
Hydramemory Serum - Serumi hidratues, i cili ruan hidratimin natyral të lëkurës dhe e përgatit për kremin që vendoset më pas.

Tranquility™ Body Cream-Krem aromatik dhe hidratues për lëkurën e trupit
Një paketë e tillë kompleton kujdesin ditor të lëkurës së fytyrës dhe të trupit, për këtë arsye është një dhuratë fantastike për çdokënd. Kjo është një paketë funksionale dhe nuk do të jetë nga ato dhurata të cilat i harroni !

Paketa ideale për mashkullin që dëshiron të kujdeset për lëkurën e tij, duke e mbajtur atë të ushqyer dhe të mbrojtur.

Paketa përmban:
Shave Performer - Krem rroje që zbut lëkurën dhe siguron një rruajtje të shpejtë. Ideal për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.
Extra Protection Cream: Krem dite që ofron hidratim dhe mbrojtje të veçantë kundër agresorëve të mjedisit.

Kjo paketë ofron një kujdes të plotë për lëkurën, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.

Paketa përmban:
Hydramemory Cream - Krem hidratues për lëkurën me përmbajtje të acidit hyaluronik.
Renight Cream- Krem nate me funksion kryesor riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës.

Një kombinim fantastik janë edhe vaji me sapunin nga linja Tranquillity.
Formula e tyre delikate është e pasur me aroma florale dhe qetësuese.
Vaji me përbërje unike; mund të përdoret në vend të parfumit ose mund të miksohet me produkte të tjera të trupit për t'i dhënë aromën e tij.

Artikuj të ngjashëm

. .