Moda > Fashion on TV

5 fakte për ‘Seksin dhe Qytetin’ që do të donit t’i kishit ditur

Seksi dhe stili…jo aq i shtrenjtë sa ç’e mendonit.

Kur mendojmë “Seksin dhe Qytetin” na vjen menjëherë në mend Samanta, por gjithashtu veshjet super stil të Carrie-t.

Megjithatë, jo gjithçka është super e shtrenjtë siç duket: një prej veshjeve më të paharrueshme të Carrie-t ka kushtuar vetëm pesë dollarë, ndërsa Victoria Beckham humbi një rol në këtë serial.

Lexoni disa fakte interesante të zbuluara nga “Popsugar”:

1.       Ka një arsye pse Carrie është kaq e dashuruar me veshjet

Fakti që Sarah Jessica Parker ka shumë shije është diçka tjetër. Arsyeja kryesore pse Carrie shihet gjithmonë e veshur me rroba shumë fashion është sepse aktorja lidhi një kontratë me producentin Darren Star ku thoshte se s’do të shfaqej kurrë e zhveshur në film.

2.       Tutuja e famshme e Carrie-t ka kushtuar vetëm 5 dollarë!

Fundi i balerinave që u kthye në trend ngaqë e veshi Carrie, është blerë vetëm 5 dollarë nga kostumografja e serialit, Patricia Field.

3.       Të gjithë vëthët e Miranda-s ishin me kapëse

Aktorja Cynthia Nixon nuk i kishte veshët e shpuar, kështu që për të mos e kaluar paksa vonë momentin e frikshëm të shpimit, kostumografët vendosën t’i blinin vëthët me kapëse posaçërisht për të.

4.       Asnjë veshje nuk është veshur dy herë!

Përveç pellushit që Carrie vesh në episodin e fundit. Atë e kishte veshur vetëm një herë, në episodin e parë. Çfarë rastësie…

5.       Victoria Beckham desh u shfaq në serial

Fashionista Victoria Beckham do të ishte padyshim shumë e përshtatshme për ‘Seksin dhe Qytetin’, por ajo e refuzoi rolin që iu ofrua për shkak të angazhimeve me “Spice Girls”.

Artikuj të ngjashëm

. .