Moda > Fashion News

Të rinjtë shqiptarë vishen si prindërit në komunizëm: Rezultati është befasues

Një set i veçantë fotografish pasqyron stilin e jetesës në atë kohë.

Cili është vërtet ndryshimi mes dikujt që ka lindur pas viteve ’90 dhe prindërve të tij? Shumë gjëra. E megjithatë, kur shikojmë këta dy modelë shqiptarë të brezit të ri të veshur si në kohën e komunizmit, duket sikur gjithçka ndryshon janë veshjet.

“Living” realizoi një set fotografish me temë modën e veshjeve dhe arredimit në Shqipërinë e përpara viteve ’90. Modelët River Durra dhe Kristina Peti shfaqen me flokët dhe veshjet siç mund t’i mbanin të rinjtë në kohën e komunizmit.

Jelek, bluza të trikotuara, mobilje të vjetra dhe çorape të leshta, ndërsa vajza thur me shtiza, apo djali pret ta takojë tek parku i mbështetur në pemë, me pallton karakteristike të meshkujve shqiptarë nëpër filmat e kinostudion “Shqipëria Sot”.

Projekti nga Gentian Minga u realizua nga fotografi Armand Habazaj, në ambjentet e Bunk’ Art-it. Siç edhe sqarohet në këtë editorial, qëllimi nuk është të përkujtohet komunizmi me nostalgji, por thjesht të pasqyrohet moda dhe stili i jetesës i asaj kohe.

Editoriali u publikua edhe në revistën “Bored Panda”, një sajt i njohur në të gjithë botën, ku promovohet arti, përfshirë fotografinë, në projekte të veçanta nga artistët në të gjithë botën.

Shikojeni këtu artikullin në “Bored Panda”

Artikuj të ngjashëm

. .