Beauty > Lëkura

Çfarë duhet të bëni për lëkurën tuaj nëse i keni kaluar të 40-at.

Me kalimin e viteve, lëkura e humbet freskinë natyrale. E megjithëse nuk mund ta ruani përgjithmonë lëkurën e re, mund të kujdeseni që të ngadalësoni procesin e plakjes, dhe ndërkohë që kjo ndodh, lëkura juaj të duket mjaft e kuruar.

Rrudhat nuk shfaqen vetëm. Ato shoqërohen me hiperpigmentime të lëkurës, çngjyrosje të saj. Lëkura nuk është më aq elastike, poret bëhen më të dukshme, ju keni filluar te mos ndiheni mirë para pasqyrës.

Lierac Premium Serum përmban mikrokapsula, të cilat në kontakt me lëkurën, mbrojnë dhe rigjenerojnë ADN-në e qelizave të lekurës, duke i rimodeluar ato. Ky proces nxit sintezën e proteinave themelore të rinisë së përjetshme, kolagjenit dhe elastinës.

Lierac Premium Serum është frymëzuar nga arritjet më të fundit në gjenetikë dhe teknikat e mjekësisë estetike.

Formula e Lierac Premium serum, me ekstrakte nga lulet më të rralla të tokës mëmë: orkidea e zezë, trëndafili i zi dhe farat e zeza, të pasuruara edhe me acid hialurinik të pastër, i dhurojnë lëkurës suaj hidratim, ushqyerje dhe elasticitet.

Ju do dukeni thjesht rrëzëllitëse!

Për të arritur rezultate maksimale, ndiqni këtë rutinë të masazhimit të lëkurës sa herë e përdorni këtë produkt.

Filloni duke e shtypur lëkurën lëhtësisht me mollëzat e gishtave.

Aplikoni produktin me lëvizje në formë harku, si në foto.

Përfundoni duke pickuar lëkurën lehtësisht.

Rezultatet pas përdorimit për 4 javë:
Rrudhat janë më pak të thella dhe më pak të dukshme.
Lëkura është rigjallëruar dhe ka fituar elasticitet.
Ngjyra e lëkurës është njëtrajtësuar dhe shenjat janë më pak të dukshme.
Poret janë të zvogëluara.

Artikuj të ngjashëm

. .