Relationships > Meshkujt

Vajzat tërhiqen më shumë seksualisht nga këta lloj meshkujsh, dhe nuk çuditemi

Studimi nxjerr rezultate interesante.

Një studim i ri tregoi se vajzat tërhiqen tejmase nga meshkujt me tatuazhe. 2.500 gra dhe vajza heteroseksuale panë disa imazhe meshkujsh pa bluzë, dhe shumica e femrave i konsideruan burrat me tatuazhe më dominant, agresivë, më mashkullorë, dhe pranuan se janë më tërheqës për sytë e tyre.

Shkurt, ndihen më të joshura seksualisht prej tyre. Prania e tatuazheve u dha idenë e një niveli më të lartë të hormonit mashkullor, testosteronit.

Por nga ana tjetër, ky studim vuri në dukje edhe se kur vjen fjala për të gjetur partnerin romantik, pra për një marrëdhënie më serioze, vajzat i shikojnë me mosbesim djemtë me tatuazhe. Agresiviteti më i lartë që ata shpërfaqin, lidhet edhe me idenë e dhunës dhe tradhtisë.

Burimi: “The Independent”

Artikuj të ngjashëm