Metropolitan > Cyber Fun

Ndryshimet e reja në Instagram janë aq të papara, saqë do ta fshini fare Snap Chat-in

Sjell dhe opsionin 'Hands Free'.

Nëse filtrat dhe figurat e tjera argëtuese janë arsyeja përse ju pëlqen Snap Chat, atëherë bëhuni gati ta fshini fare si aplikacion, sepse Instagram sapo prezantoi figurinat që mund të bashkangjiten në Insta Story dhe janë thjesht të papara. Ky ndryshim i madh në Instagram vjen në kuadër të një serie ndryshimesh të shumta përgjatë këtyre javëve të fundit dhe pritet që të ketë edhe risi të tjera.

Për të aksesuar figurat në fjalë, mjafton të shtypni fytyrën e buzëqeshur në pjesën e sipërme në të djathtë të ekranit. Nga aty, do të mund të zgjidhni një nga figurat që ju pëlqejnë, si ato që tregojnë motin, orën, vendin etj. Instagram gjithashtu ka sjellë edhe një seri figurinash me temën e festave të fundvitit, të cilat që tani janë bërë një hit i vërtetë.

Një risi është edhe opsioni “Hands Free”, që të lejon të fillosh filmimin e një videoje duke e shtypur vetëm një herë butonin.

Burimi: Time

Artikuj të ngjashëm

. .