Beauty > Lëkura

Receta e Kleopatrës për lëkurë perfekte në kushte shtëpie

Ndër shekuj, Kleopatra është një nga figurat që ka intriguar dhe frymëzuar gra e burra. Misteri i sharmit të saj mbetet po aq i gjallë ende sot, ndërsa sekretet dhe ritualet e saj të bukurisë janë tashmë shkencë e mirëfilltë dhe të përdorura gjerësisht në kozmetikën moderne.

E famshme për banjot me qumësht që mbanin lëkurën e saj të shndritshme dhe të mëndafshtë, që vetëm tani e kuptojmë se është falë acidit laktik që përmban qumështi i thartuar. Ky dhe të tjerë acide që gjenden në ushqimet tona si: tek sheqeri, frutat, agrumet, kosi, etj dhe hyjnë në grupin e AHA (alpha hydroxil acid) janë sot mjeti më i fuqishëm në dermatologji për shëndetin, rininë dhe freskinë e lëkurës dhe në luftën kundër problematikave.

Përse duhen përdorur acidet e frutave AHA

• Acidet e frutave përmirësojnë pamjen e rrudhave (veti antiage). Acidet kanë aftësi të depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës duke nxitur rigjenerimin qelizor; për pasojë rritet aktiviteti metabolik i lëkurës.
• Ruajnë tonusin e lëkurës duke nxitur prodhimin e kolagjenit.
• Kanë efekt të shkëlqyer depigmentues. Largimi i shtresave më të vjetra mundëson largimin e njollave kafe duke njëtrajtësuar nuancën e lëkurës.
• Acidet trajtojnë lëkurën me akne dhe përmirësojnë pamjen e cikatriceve, shenjave dhe imperfeksioneve. Falë vetive eksfoliuese acidet largojnë shtresat e vdekura duke i dhënë lëkurës një pamje të re më të freskët.

AHA më i njohur është acidi glikolik pasi ka strukturën më të vogël gjë që e bën atë të depërtojë lehtësisht në shtresat më të thella. Ky acid mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurave për shumë problematika, por dhe kundër rrudhave.

Cilat jane produktet që përmbajnë AHA

KORFF WHITE SILK SERUM INTENSIV (9,8% përqëndrim të acidit glikolik) ka veprim të fuqishëm kundër rrudhave dhe njollave kafe, zbut dhe hidraton lëkurën, eleminon skuqjen, ndërkohë që nxit rigjenerimin e qelizave.
Gjendet ne farmaci dhe në klinikat Dermatologjike.

AESTHETICO FRUIT COMPLEX (8% AHA) është një krem i butë me acide frutash për lëkura mature dhe me rrudha, që nxit formimin e kolagjenit për një pamje më rinore dhe të freskët. Ekstraktet e mimozës dhe çajit jeshil e qetësojnë lëkurën.
Gjendet në farmaci dhe në klinikat dermatologjike.

AESTHETICO FRUIT COMPLEX FACE AND BODY është një locion me pH të ulët (pH4) falë acidit të frutave (10%) dhe uresë (4%). Nëse keni akne në fytyrë apo trup, pore të dukshme ose të bllokuara, lëkurë të dehidratuar, dermatit atopik, keratoza a hiperkeratoza, rrudha të fytyrës, qafës apo dekoltesë, ky është përfundimisht locioni që bën për ju.
Gjendet në farmaci dhe në klinikat dermatologjike.

RILASTIL MASKE AHA 6% është një maskë trajtuese specifike eksfoliuese, me një miks acidesh AHA në përmbajtje. Pastron dhe rigjeneron lëkurën duke zbutur dhe lëmuar pamjen e saj. Prania e vitaminës E dhe A parandalojnë plakjen. Aplikohet në lëkurë të pastër dhe lihet të veprojë për 2-5 minuta. Shmangni kontaktin me zonën përreth syve.
Gjendet në farmaci dhe në klinikat dermatologjike.

TEOXANE NIGHT RADIANT PEEL Krem i pasur me 15% acid glikolik. Këshillohet si trajtim i fuqishëm kundër rrudhave dhe njollave kafe. Formula unike e patentuar e pasur me acid hialuronik dhe një kompleks aminoacidesh dhe antioksidantesh e bën kete produkt një trajtim shumë efektiv në kushte shtëpie. Teoksane njihet si eksperti i prodhimit të acidit hialuronik me plot 12 ҫmime ndërkombetare për cilësi dhe inovacion.
E gjeni në PharmaWest dhe klinika dermatologjike.

Si realizohet aplikimi në shtëpi?
Pasi të keni zgjedhur një nga pesë produktet sipas nevojës suaj, aplikojeni produktin mbrëmjeve para se të flini vetëm në periudhën vjeshtë-dimër. Pickimet e lehta që mund të ndieni janë krejtësisht normale. Paradite mos harroni të vendosni krem kundër diellit me SPF 30 ose 50, pasi acidet e frutave e bëjnë lëkurën të ndjeshme ndaj diellit.

Konsiderojeni këtë një kurs të përshpejtuar për dermatologji dhe bëhuni gati që 2017-a të jetë viti i lëkurës suaj të re! :)

Artikuj të ngjashëm

. .