Fashion > Fashion News

Djema, bëhuni gati të transformoni stilin tuaj këtë fundvit!

Stilisti shqiptar sjell një linjë veshjesh vetëm për ju.

 

Nëse e keni menduar si ‘të paarritshëm’ stilin skenik të artistëve shqiptarë, stilisti që kujdeset për veshjen dhe imazhin e tyre përpara çdo dalje publike, ka menduar edhe për ju. Joni Peçi ka prezantuar për herë të parë linjën për meshkuj: ‘Joni Peçi Man Couture’.

Printet dhe ngjyrat janë pjesë identifikuese e këtij koleksioni, ashtu si dhe papioni i famshëm, aksesor që po përqafohet gjithnjë e më shumë nga meshkujt në skenat shqiptare. Joni Peçi është dizajneri kryesor i shumë këngëtarëve, kujdeset për veshjet e tyre në klipe, festivale apo dalje të tjera publike.

Krijimet e tij skenike dominuan edhe në spektaklin “Kënga Magjike”. Ai u kujdes për look-un e djemve të Alar Band, veshjen seksi të Soni Malajt dhe balerinave të saj, për veshjen speciale të Tunës shtatzënë në gjysmëfinalen dhe finalen e spektaklit. Edhe një nga surprizat e këtij edicioni, që ishte performanca e Yllka Mujos me Amos Zaharian dhe Elia Zaharia Zogun, u realizua nën kujdesin e stilistit Joni Peçi.

Artikuj të ngjashëm