Dashuri dhe seks > Martesa

Mosha ideale për t’u martuar, nëse nuk doni të përfundoni në divorc

Dhe numri magjik është...

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, njerëzit duhet të martohen në moshat 28-32 vjeçare, nëse nuk duan të përfundojnë në divorc, të paktën jo në 5 vitet e para të martesës.

Studimi i incinuar nga Nick Wolfinger, sociolog në Universitetin e Utah-ut, hedh poshtë mitin, sipas të cilit, sa më të pjekur dy persona, aq më të pakta janë shanset për t’u ndarë. Martesat e lidhura në të 20-tat kanë më shumë mundësi për të përfunduar në divorc; shanset ulen ndërsa i afrohemi të 30-ave, për t’u rritur sërish kur shkojmë drejt të 40-ave.

Megjithatë, nëse e keni kaluar moshën 28-32 vjeçare, nuk keni pse shqetësoheni, apo të nguteni për të gjetur njeriun e jetës. Ai do të vijë në momentin e duhur, këto janë thjesht statistika.

Burimi: Motto

Artikuj të ngjashëm