A e keni vënë re se në ditët që ndiheni mirë dhe keni patur mjaftueshëm kohë për tu qetësuar, kjo reflektohet dhe në lëkurën tuaj?
Po në ato ditët e tjera, kur stresi ju ka marrë nën kontroll, dhe nuk doni as të shikoheni në pasqyrë? Ato janë ditët të cilat ju kujtojnë të kujdeseni për veten.
Tipari i cili ju tradhëton i pari janë sytë! Zona poshtë syve mund të fryhet ose të marrë një ngjyrë të errët dhe me kalimin e kohës kthehet në një problem kronik, i cili mund t'ju bëjë të dukeni më të moshuara dhe të tregojë që nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur vetes.
Ky është një problem që mund të kurohet , ose më mirë të parandalohet.
Për t'i rikthyer elasticitetin dhe energjinë pjesës poshtë syve kompania Lierac ka nxjerrë në treg DIOPTIFATIGUE Correcting Gel Anti Fatigue.
Dioptifatigue është zhvilluar për gratë dhe vajzat të cilat e kanë jetën të mbushur me aktivitet, veçanërisht mamatë e reja, gratë nën stres kronik dhe ato që udhëtojnë shpesh.
Dioptifatigue Correcting Gel Anti Fatigue është krijuar në bashkëpunim me ekspertin e masazheve Galya Ortega, duke u bazuar në teknikat energjizuese të Mikro-shiatzu.
Per aplikimin e tij rekomandohet një ritual i kujdesshëm i cili ka disa teknika të thjeshta të masazhit të fytyrës.
Filloni duke shtypur lëkurën rreth syve lehtësisht me mollëzat e gishtave.
Vazhdoni duke e aplikuar kremin me lëvizje në formë harku.
Për ta përfunduar masazhin shtypeni lëkurën për disa sekonda , si në foto.
Nëse keni nevojë për një trajtim më intensiv , aplikoni më shumë produkt dhe mbajeni në lëkurë në formë maske, për 5 minuta.
Pas aplikimit zona rreth syve do të jetë më e freskët dhe lëkura do të terhiqet duke minimizuar edhe dukjen e rrudhave.