Dashuri dhe seks > Dating

Çfarë të bëni kur lidhjen tuaj po e mbyt monotonia

Është më e thjeshtë nga sa kishim menduar.

Nëse marrëdhënia juaj me partnerin po bëhet gjithnjë e më e parashikueshme dhe monotone, mos u shqetësoni. Është në dorën tuaj për të rikthyer sërish pasionin dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja bashkë. Janë disa detaje shumë të vogla, që nuk do t’ju kushtojnë asgjë, por do të përmirësojnë dhe forcojnë dukshëm lidhjen tuaj të dashurisë.

1. Kushtojini rëndësi jetës tuaj intime

Nuk keni pse caktoni disa netë kur ju duhet të bëni seks PATJETËR, se presioni mund t’ju vërë në pozita të vështira në shtrat, por koha vetëm për vetëm duhet të jetë prioritare për ju. “Gjeni vend në axhendën tuaj për të kaluar kohë bashkë, largoni celularët nga duart, shihni një film, ose thjesht ledhatohuni në krevat,”- rekomandon ekspertja e seksit dhe lidhjeve, Nikki Goldstein. Herë pas here hani darkë jashtë, ose bëni diçka ndryshe nga e përditshmja, kjo do t’ju lidhë më shumë.

2. Mendoni jashtë dhomës së gjumit

Bëni seks vetëm në dhomë, ose në krevat? Ka ardhur koha ta bëni më pikante jetën tuaj seksuale, sepse rutina përkthehet në ‘e mërzitshme’. “Vende të ndryshme mbajnë kujtime të ndryshme,  prandaj këshillohet të bëhet seks në dhoma dhe vende të ndryshme. Mund të shkoni dhe në hotel ndonjëherë, do të ndiheni më të stimuluar,”- shpjegon Goldstein. Arratisuni një fundjavë, ose vetëm një natë, për t’i dhënë lidhjes adrenalinën e duhur. Nuk keni pse shpenzoni një mal me para për t’u argëtuar, zgjidhni mundësitë më ekonomike, e rëndësishme është që do t’i shijoni bashkë.

3. Provoni gjëra të reja

Nëse vazhdoni të bëni seks gjithnjë në të njëjtat pozicione, gjërat do të bëhen pak të mërzitshme. Dhe në përpjekje për t’i bërë gjërat më pikante, nuk keni pse dilni nga vetja dhe krijoni Dhomën tuaj të Dhimbjes si ajo e Christian Grey. “Mjafton një ndryshim i vogël, si një lubrifikant i ri ose një kub akulli në zonën e thithkës dhe do të ketë një ndikim të pabesueshëm tek jeta juaj seksuale,”- inkurajon ekspertja e çifteve.

4. Kurrë mos e nënvlerësoni pushtetin e puthjes

Sa kohë ka kaluar që kur jeni puthur me të vërtetë me partnerin tuaj? Nëse putheni kryesisht gjatë seksit, ka ardhur koha t’i ndryshoni gjërat. Puthjet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe tregon që ndjeni për njëri-tjetrin. Sikur kjo të mos mjaftonte, puthjet çlirojnë oksitocinën, hormonin përgjegjës për qetësinë dhe lidhjen. Thënë ndryshe, ju shtyn të bëni edhe më shumë seks.

5. Fokusohu tek vetja

Nëse ju vetë nuk ndiheni seksi dhe tërheqëse, në asnjë mënyrë nuk do të ndiheni mirë të zhveshura përpara partnerit. “Bëj diçka që të bën të ndihesh si perëndeshë. Shko nxihu në salon, bli një veshje të re, ose të brendshme seksi, bëj makeup. Kur ndihesh seksi, e transmeton energjinë tek partneri dhe kjo ha rrugë për seks fantastik!

6. FLISNI, FLISNI, FLISNI

Dhe jo, nuk po flasim për të folurën e pistë në shtrat, (që mund ta bëni kur dhe si të doni, për sa kohë rrit kënaqësinë mes jush dhe partnerit). Ndonjëherë harrojmë që nevojat tona seksuale, fantazitë dhe dëshirat ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse partneri juaj bën diçka që nuk ju pëlqen, mos e fshihni. Për të mos shkatërruar egon e tij, thuajini sa e doni dhe sa ju pëlqen seksi me të, pooor ka diçka që do t’ju pëlqente të ndryshonit. Pastaj shtroni një zgjidhje që ju e mendoni të përshtatshme dhe voila! Ju merrni atë që dëshironi.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm

. .