Metropolitan > Cyber Fun

Instagrami sapo na bëri jetën më të lehtë…përsëri!

Ndryshimi i rradhës është gjithçka na duhej.

Nëse deri tani i keni bërë ‘screenshot’ gjithçkaje që ju ka tërhequr vëmendjen në Instagram, kjo platformë sapo bëri ndryshimin e rradhës, që do t’jua bëjë jetën edhe më të lehtë. Nga sot e tutje do të mund të regjistroni çdo gjë që ju intereson dhe t’i riktheheni më pas në profilin tuaj. 

Thuajini lamtumirë atyre ditëve kur ju duhej të kërkonit mes fotove që keni pëlqyer për t’i treguar shoqes tuaj fustanin që kishte veshur modelja juaj e preferuar. Tani, simboli i një flamuri të vogël do të shfaqet krah butonit të ‘like’ dhe ‘koment’ në çdo foto, që mund ta klikoni për ta regjistruar foton nëse ju pëlqen.

Fotot që ju regjistroni do të zhvendosen pastaj në një dritare të re të krijuar në profilin tuaj, ku mund të gjeni fare lehtësisht më pas. Vetëm ju mund t’i shihni këto foto, prandaj mos kini frikë të regjistroni GJITHÇKA!

Burimi: Harper’s Bazaar

Artikuj të ngjashëm