Kur filluat ët bënit blerjet e këtij dimri, me siguri diku ju ka kapur syri një palë çizme deri tek kyçi në ngjyrë të kuqe dhe me siguri keni menduar: “Jooo... Do të duken çuditshëm.” Ah sa gabim keni bërë!
Sepse momentalisht, vështirë të gjesh një fashionista në Instagram që nuk i ka një palë të tilla në garderobë. Çizmet e kuqe deri tek kyçi madje po sfidojnë edhe shapkat e famshme me kontur pellushi, që ishin më të sukseshmet në rrjete sociale përgjatë këtij viti.
Fashionistat kanë treguar që ato mund ta bëjnë cool edhe nëj veshje të mërzitshme dhe për më tepër, janë një perfekte për periudhën festive ë fundvitit.
Burimi: WhoWhatWear