Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po bëhen gjithmonë më rezistente. Pas gonorresë, ekspertët i druhen sifilizit, që po bëhet gjithmonë e më i fortë ndaj antibiotikëve. Mjekët po druhen se mund të kthehet në një sëmundje vdekjeprurëse.
Analizat e fundit të kampionëve të sifilizit u dhanë studiusve arsye për të besuar se ky mikrob po bëhet gjithmonë e më i pandjeshëm ndaj trajtimeve. 90% e kampionëve të sifilizit të analizuar nga Universiteti i Zyrihut rezultuan rezistentë ndaj antibiotikëve.
Vetëm në Angli, që prej vitit 2011 rastet e sfilizit kronik janë shtuar me 71% që prej vitit 2011.
Megjithëse nuk janë ende të bindur se afërsisht sa prej rasteve janë sifiliz rezistent, mjekët kanë frikë se kjo SST mund të kthehet shpejt në një sëmundje fatale, shumë të vështirë për t'u trajtuar.
Burimi: "DailyMail"