Dashuri dhe seks > Meshkujt

Meshkujt me këtë veçori janë partnerë më të mirë për lidhje të gjata!

Kështu thotë të paktën ky studim i ri.

Një lajm i mirë për meshkujt me mjekër. Sipas një studimi të ri, të publikuar në “Journal of Evolutionary Biology”, meshkujt me mjekër janë partnerë më të mirë. Pa ju parë fare, ndiejmë atë shprehinë e “Çfarë dreqin po thoni?!” të stampuar në fytyrën tuaj. Por, para se të mendoni se është thjesht budallallëku i radhës, duhet të dini që ka një shpjegim goxha të arsyeshëm. Qimet në fytyrë tregojnë nivel të lartë testosteroni, i cili lidhet ngushtë me pjekurinë, një veçori thelbësore kjo për lidhjet afatgjata.

Së dyti, kjo ka të bëjë edhe me preferencat e vajzave dhe grave. Nga 8520 gra dhe vajza të anketuara, një shifër e habitshme prej 8520 prej tyre (pra të gjitha), përzgjodhën meshkujt me mjekër si kandidatë për martesë, ndërsa ata pa mjekër, i zgjodhën për të pasur një aventurë kalimthi. Mos u habisni nëse i shihni të gjithë me mjekra tani e tutje.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të ngjashëm

. .