Njerëzit që fiksohen me heqjen e majave të djegura dhe ngacmimin e flokëve, përballen me një problem mendor.
Këto dy veprime shpjegohen si problem në kontrollin e impulseve; dhe në terma mjekësore, njihen si dermatillomania dhe trichotillomania. Gjatë jetës, njerëzit zhvillojnë këto dy fiksime për t’u çliruar nga stresi dhe ankthi. Por, në Britani, është gjetur një zgjidhje mjaft interesante dhe që kushton pak për ata që kanë këto dy fiksime.
Organizatat e bamirësisë shesin llastikë për kapjen e flokëve, të cilët u ngjajnë hajmalive. Në njëfarë mënyre, ata i ndihmojnë njerëzit të drejtojnë energjinë e tyre. Megjithatë, edhe kjo zgjidhje, konsiderohet afatshkurtër. Për disa njerëz, trichotillomania është vërtet shqetësuese. Ata e zhvillojnë këtë ves që të vegjël dhe e vazhdojnë për shumë vite më vonë.
Kështu që, duket se zgjidhja e vetme dhe përfundimtare, është trajtimi me terapinë e quajtur hypnotherapy.