Gjithçka tingëllon perfekte! Njihesh online me një burrë të pashëm, vendosni të takoheni në një restorant luksoz dhe lind një kimi e paparë mes njëri-tjetrit. Ai shkon për të bërë një telefonatë dhe ti mendon sesa me fat je dhe si i re në shenjë me këtë bukurosh, vetëm për t’i gëlltitur fjalët mbrapsht, kur ai nuk kthehet më kurrë dhe ty të mbetet të paguash faturën prej 163 dollarësh.
Kjo i ka ndodhur Diane Guilmette-s me një burrë të prezantuar si polic, të cilin e njohu në një site takimesh online. Në takimin e parë të tyre ai porositi shumë ushqim dhe disa gota verë. Gjithçka po shkonte mirë derisa mashtruesi, i identifikuar më pas si Paul Gonzales, doli jashtë për të kryer një telefonatë.
Guilmette tregon që priti për 15 minuta, derisa e kuptoi që diçka nuk shkonte. Kur e kuptoi se ai nuk do të kthehej, Diane u përpoq t’i shkruajë në aplikacionin ku ishin njohur, kur vuri re që e kishte bllokuar. Pasi ndau historinë e saj me njerëzit në rrjete sociale, bashkë me një foto të mashtruesit, Guilmette vuri re se ai kishte bërë të njëjtën gjë edhe me vajzat e tjera.
Ai zgjidhte gjithnjë një restorant të shtrenjtë dhe largohej, duke i lënë atyre faturën. Një gruaje tjetër i kishte thënë se do të shkonte në tualet, duke i faturuar shifrën prej 100 dollarësh. Sipas policisë, mbi Gonzales rëndojnë dy akuza të tjera për vjedhje, madje, në shkurt të këtij viti, ai nuk ka paguar edhe për një prerje flokësh.
Burimi: Daily Mail