Fashion > Fashion on TV

Ka muzikë, po ka edhe modë: Ja 'trendet' e këtij viti te 'Kënga Magjike'

1.Triumfi i të zezës

Padyshim që e zeza ishte ngjyra e preferuar e artisteve pjesëmarrëse në këtë edicion të spektaklit “Kënga Magjike”. Qoftë thjesht për t’u dukur elegante, për t’u përshtatur me këngën, apo edhe për të fshehur tek-tuk ndonjë defekt, e zeza dominoi në skenë. Aq shumë ishin të ngjashme një pjesë e madhe e siluetave të tyre, saqë edhe sikur Rozana Radi, Anxhela Peristeri dhe Rosela Gjylbegu të ndërronin veshjet, askush nuk do ta kuptonte ndryshimin.

Elia Zaharia
Tuna
Klea Huta
Yllka Mujo
Rozana Radi
Anxhela Peristeri

2. Ky ishte viti i veshjeve teatrale

Artistët kanë filluar gjithnjë e më shumë të bëjnë zgjedhje të detajuara përsa i përket veshjeve, duke mos zgjedhur më thjesht diçka që i bën të duken bukur, por edhe për t'i përshtatur sa më shumë me fabulën e këngës dhe atmosferën që ajo krijon. E tillë ishte veshja në stil kimono e Flaka Krelanit, e punuar nga stilistja Dona Matoshi, veshja e zezë dhe kapelja me rrjetë e Tunës, e realizuar nga Joni Peçi, veshja ‘alla Chanel’ e Mariza Ikonomit, kostumet e djemve të Alar Band-it që kombinoheshin me ngjyrat e ndriçimit,  ‘xhungla urbane” e Xhejsarës etj.

 

Flaka Krelani
Tuna
Alar Band dhe Klea Huta
Xhejsara

3.Deja vu-ja e Arilena Arës

Me kostumin elegant të bardhë dhe me flokët e gjatë të drejtë, Arilena Ara evokoi imazhin e Elvana Gjatës në performancën e saj në spektaklin “100 vjet muzikë” disa vite më parë.

4.U zbulua trëndafili më i madh në Shqipëri

Trëndafili në fustanin e Juliana Pashës me siguri ishte më i madhi që publikut shqiptar i kishte zënë syri ndonjëherë në një spektakël televiziv. Aq sa, dikush pyeti se sa e kishte ujitur Juliana trëndafilin që ishte bërë aq.

5.Versace si krenari kombëtare!

Në një debat me anëtarin e jurisë Olti Curri, reperi Hit Man pohoi me krenari se ai vishej “me Versace dhe jo me Joni Peçi”. Një goxha deklaratë për vitin 2016, kur kokat e luanëve kanë filluar të na duken si doreza dyersh.

6.Harrojini papionët e Ledionit! Papioni i Olti Currit mori famë ndërkombëtare

Filloi me debatin me një grup që u eleminua, dhe që e krahasoi papionin e anëtarit të jurisë Olti Curri me atë të një kamarieri; dhe përfundoi me memet në rrjetet sociale që e krahasonin me një arush të madh dhuratë. Papionët e Edi Ramës dhe të Ledion Liços të mbajnë radhën!

7.Kadifja

Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, vijojnë ethet e kadifes, materiali më trend i 2016-ës.

Yllka Mujo
Soni Malaj dhe balerinat
Vjosa Selmani

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm