Fashion > Fashion on TV

Gjithçka duhet të dini rreth natës së dytë të Këngës Magjike

Veshjet dhe performancat e artistëve pjesëmarrës.

Fotot realizuar nga Ina Omuri

Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”, duke reduktuar përfundimisht listën e këngëtarëve që do të performojnë në skenën e Pallatit të Kongreseve mbrëmjen e së shtunës. 23 këngëtarë u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët pjesëmarrëse, mes tyre edhe artistët e rinj, që për herë të parë patën fatin të provojnë veten përpara një publiku aq të madh.

Xheisara, Festina Mejzini, Joan Mezini, Algert Sala, Vjosa Selmani dhe Eliona patën mundësinë të hyjnë në kategorinë e këngëtarëve “Big” që do të votojnë dhe do të votohen nga kolegët e tjerë pjesëmarrës mbrëmjen finale.

Ndërkohë, juria përzgjodhi edhe Artistin e Ri më të Mirë, emri i të cilit do të hapet mbrëmjen e së shtunës, bashkë me zarfin me Çmimin e Produksionit. Zarfi me Çmimin e Produksionit dhe zarfi me Çmimin e Artistit të Ri më të Mirë iu ngarkuan Dj Sardit, si përfaqësues i jurisë së të rinjve.

Edhe kjo mbrëmje është drejtuar nga Elia Zaharia dhe Ardit Gjebrea, ndërsa kishte rezervuar disa surpriza për publikun që e ndiqte.

Elia Zaharia dhe Ardit Gjebrea

Elia Zaharia e veshur nga Geraldina Sposa

Ardit Gjebrea i veshur nga Altin Mici

Surpriza e mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e Yllka Mujos, Elia dhe Amos Zaharias, për të kënduar “Moj e bukura Arbëri”. Kjo ishte dhe hera e parë që të tre performojnë bashkë përpara publikut, i cili jo vetëm e pëlqeu, por u ngrit në këmbë në shenjë vlerësimi.

Amos Zaharia, Yllka Mujo, Elia Zaharia

Yllka Mujo 'mbretëresha e mbrëmjes'

Erik Lloshi

Eliza Hoxha

Manuel Moscati

Anxhela Peristeri

Valon Shehu

Aurel Thellimi

Alar Band dhe Klea Huta

Stefi Prifti

Flaka Krelani

Rosela Gjylbegu

Kujtim Prodani

Xhejsara

Artjola Toska dhe Bruno

Tuna

Artikuj të ngjashëm