Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Krujë, ku vëllai dhe bashkëshorti i një 25-vjeçareje, e kanë dhunuar këtë të fundit pas një sherri familjar.
Policia e Krujës ka vendosur në pranga 40-vjeçarin Besnik Tema dhe ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e saj, 32 vjeçarin me iniciale I.K. Sipas Balkan Web, e reja ishte në proces divorci me burrin e saj dhe ishte kthyer në banesën e prindërve në fshatin Borizanë. Dje, ish-bashkëshorti është paraqitur në shtëpinë e saj duke i kërkuar të kthehet, por ajo nuk ka pranuar.
Në momentin e takimit, në shtëpi ka qenë dhe vëllai i 25-vjeçares, i cili pas kundërshtimit të kësaj të fundit, ka nisur të ushtrojë dhunë fizike mbi të, bashkë me ish-kunatin.