Ka kohë që përflitet për një sezon të ri të “Sex and the City”, por aludimet e reja, i shtojnë më shumë padurimin fansave të çmendur të serialit. Ndërsa protagonistja Sarah Jessica Parker (Carrie) po punon për një projekt tjetër, serialin “Divorce”, Samantha shfaqet në skenë me gjithë seksualitetin e saj të shprehur.
Kim Cattrall na dha arsye të mendojmë se nëse “Sex and the City” rikthehet, protagoniste do të jetë Samantha. Aktorja postoi në Twitter një status ku shprehte emocione të papara për një projekt që sapo i ishte ofruar, në të cilin do të na bëjë të gjithëve për të qeshur. Ajo iu përgjigj kështu moderatores Wendy Williams, që më 11 nëntor paralajmëroi në emisionin e saj se “Sex and the City” do të kthehet me protagoniste Samantha-n:
“Jam pabesueshmërisht e nderuar dhe e mallëngjyer. Wendy Williams, mezi po pres t’i kthehem biznesit serioz të të bërit të gjithë për të qeshur.”
I'm so unbelievably flattered & moved @WendyWilliams Can't WAIT 2 get back 2 the serious business of making u all laugh! Fingers x'd. https://t.co/whYYYzJOoV
— Kim Cattrall (@KimCattrall) November 12, 2016
Dje, 60-vjeçarja na dha një provë tjetër që diçka e madhe po vjen, sepse kur është Samantha në këtë mes, asgjë nuk është e zakonshme.
Kim Cattrall postoi në Instagram një video boomerang ku shfaqet nën petkun e personazhit të famshëm dhe shkruan: “Boomerang-u im i parë, shpirt! Nën petkun e znj. Samantha Jones përsëri!”
Është thjesht shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Kushdo që e ka ndjekur serialin, e kupton ku e kemi fjalën.