Bashkëshorti i saj sapo humbi mundësinë për të kandiduar për president në pranverë. Por Carla Bruni, ish-modele dhe ish-zonjë e parë e Francës, nuk ka nevojë për status që të vijojë të duket e mrekullueshme.
Me linjat e rregullta, 48-vjeçarja italiane u fotografua teksa bënte pushimet në një plazh në Tailandë. Ajo po pushonte atje bashkë me Nicolas Sarcozy dhe vajzën e tyre 5-vjeçare, Giulia-n.
Fillimisht Nicolas po rrinte më vete duke bërë sport, por pastaj ish-presidentit iu bashkua e bija e vogël për një xhiro me motor.
Thënë shkurt, kur ka një familje të tillë, është e kuptueshme pse Nicolas Sarcozy nuk u duk shumë i dëshpëruar kur nuk arriti të mblidhte votat që i duheshin për kandidaturën për president.
“S’jam aspak i mërzitur apo i trishtuar. Dua thjesht më të mirën për vendin tim.”, u shpreh ai.