Shëndeti > Mendja

E frikshme! Shumica e studentëve të mjekësisë përballen me sëmundjen e rëndë

Më shumë se një e katërta e studentëve të mjekësisë rezultojnë të prekur nga depresioni dhe eksperiencat vetëvrasëse. Në këto përfundime del një studim i Shoqatës Amerikane Mjekësore. Analiza e bërë nga kjo shoqatë mori në konsideratë më shumë se 129.000 studentë në 47 vende.

Sipas kërkuesve, depresioni nuk mbahet më sekret në komunitetin e tyre. Pra, ata të gjithë e dinë ose e kanë kaluar një periudhë të tillë. 2 nga 5 studentë vuajnë në periudhë afatgjatë, ndërsa përqindja e atyre që takohen me një psikolog, është shumë e vogël, vetëm 15%.

Problemet nisin që në momentin kur ata ndryshojnë ambientin ku do të jetojnë, pra bëhet fjalë për studentët e kampusit universitar. Një nga arsyet që e shkakton depresionin është presioni në mjedisin mësimor, ngarkesa mësimore dhe përgjegjësia e lartë e detyrës së marrë përsipër.

Artikuj të ngjashëm