Metropolitan > Cyber Fun

Instagram prezanton ndryshimet e mëdha dhe ne nuk dimë si të ndihemi

Tashmë do të mund të pëlqejmë komentet dhe të heqim ndjekësit pa i bllokuar.

Dalëngadalë Instagram po shndërrohet gjithnjë e më shumë në Facebook dhe ndryshimi i fundit që kompania ka prezantuar, është një tjetër fakt që e dëshmon këtë. Kompania deklaroi se po bën disa ndryshime në seksionin e komenteve, që do të lejojë përdoruesit që të pëlqejnë komentet e njëi-tjetrit.

Gjithashtu, do të shtohet edhe opsioni që në postime të caktuara të hiqet mundësia e komentimit dhe personat me profile private, do të mund t’i heqin ndjekësit pa qenë nevoja që t’i bllokojnë.

Sipas drejtuesit të Instagram, Kevin Systrom, mundësia për të pëlqyer komentet e njëri-tjetrit do të inkurajojë pozitivitetin në komunitet. Ndryshimet do të fillojnë të shfaqen që prej ditës së sotme, po mund të duan pak më shumë kohë që t’i shfaqen të gjithë përdoruesëve.

Burimi: Mashable

Artikuj të ngjashëm

. .