Relationships > Dating

Pse 10 dhjetori është një datë e mallkuar në botën e çifteve

“Mallkimi i Krishtlindjeve”.

10 dhjetori njihet ndryshe si dita e ndarjeve dhe kjo jo rastësisht. Prandaj sigurohuni që fundjava t’ju zërë me një tas akullore dhe shumë çokollata, sepse do të keni nevojë!

Sipas statistikave, shumë çifte vendosin të ndahen dy javë përpara Krishtlindjeve, për t’i shpëtuar disa përgjegjësive të vogla. Ka nga ata që nuk janë ende gati të prezantojnë partnerin/en me familjarët, pasi festat e fundvitit duhet të kalohen me njerëzit e dashur, por ka edhe nga ata ‘kursimtarët’ që duan të shmangin përgjegjësinë e blerjes së dhuratave.

Sipas psikologëve dhuratat e fundvitit fshehin në vetvete një ‘kleçkë’ të madhe. “Nëse nuk jeni të sigurt, veçanërisht nëse nuk keni patur një lidhje prej kohësh, shumë njerëz e kanë problem shkëmbimin e dhuratave, sepse dhuratat konsiderohen intime. Frikësohen sepse nuk duan t’i ushtrojnë presion personit tjetër, por nga ana tjetër nuk duan të ndihen si ‘budallenj’ duke dhuruar diçka pa marrë gjë në shkëmbim,” thotë Dr. Dorree Lynn. Një situatë e ngjashme ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara “Ditës së Falënderimeve”.

Por nëse keni mjaftueshëm fat dhe ia dilni të mbijetoni të lidhur deri për Krishtlindje, pranvera me shumë gjasa do t’ju zërë lumturisht të dashuruar. Gjatë Krishtlindjeve nuk ndahen shumë çifte përfundimisht, por rritet frekuenca e ndarjeve për të arritur kulmin sërish në pranverë.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm