Beauty > Lëkura

Jemi mësuar të flemë kështu, por jo lëkura! Zakonet e gjumit që po na plakin para kohe

Ato për të cilat nuk e vrasim mendjen.

1. Papastërtia e mbulesave dhe çarçafëve

Ndërsa flemë, e mbështesim fytyrën mbi një numër të madh mikrobesh që gjenden tek këllëfi i jastekut, çarçafët apo mbulesat. Prandaj është mëse e nevojshme t’i lani ato të paktën një herë në javë.

2. Të flesh në një dhomë me temperaturë të lartë

Verës zgjohemi të djersitur. Djersa është një ndër faktorët që e shkatërrojnë lëkurën, sepse bllokojnë poret, duke e yndyrosur së tepërmi. Madje shkakton edhe grumbullimin e mikrobeve nëpër pore.

3. Të flesh në një dhomë me temperaturë të ulët

Ashtu si nxehtësia, edhe të ftohtët e dëmtojnë lëkurën. Ajri i ftohtë e than lëkurën. Ekspertët këshillojnë që ambienti të mbahet në një temperaturë mesatare.

4. Të fjeturit në një anë

Është një prej faktorëve kyç që krijojnë rrudha në fytyrë; është e qartë përse. Sipas dermatologëve, duhet të bëni çmos për të gjetur një jastëk të rehatshëm dhe të mësoni të flini mbi shpinë.

5. Të fjeturit përmbys

Është shumë e rehatshme por, nuk është aspak e rehatshme për lëkurën e fytyrës që shtrembërohet dhe ngjishet në mënyrën më mostruoze të mundshme.

Burimi: Bustle

Artikuj të ngjashëm

. .