Dashuri dhe seks > Dating

Arsyeja e vetme pse do të ishte e drejtë të qëraste ai

Një teori për dilemën e madhe të pagesës në fund të takimit.

Një blogere zbuloi një teori mjaft interesante pse sipas saj, në fund të takimit duhet të paguajë djali.

“Unë paguaj parukierin, ti paguan kamarierin.”, shkruan Zara Barrie për “Elite Daily”.

Ajo argumenton se t’i paguajë një gotë shampanjë është më e pakta që një djalë që del me të mund të bëjë; me gjithë ato para që kushton të bëhesh gati për një takim, duket se llogaritë e secilës palë kanë goxha diferencë.

Instagram: Photo Courtesy of @zarabarrie

Sidoqoftë, ne s’po llogarisim sa shpenzon Zara, duke qenë se nuk jemi në të njëjtat kushte. (Ajo thotë se jeta e saj është mjaft e shtrenjtë, dhe vetëm një dalje mund t’i kushtojë deri në 1 mijë dollarë).

Ne po llogarisim sa mund të shpenzojë  mesatarisht një vajzë shqiptare për një takim.

Lapsi i syve- 200-500 lekë

Rimeli- 500-2000 lekë

Krehja tek parukieri- 500-1000 lekë

Thonjtë tek estetistja- 1500-3000 lekë

Parfumi i 15 që ke provuar dhe më në fund ndihesh mirë- 3000-15.000 lekë

Një bluzë e thjeshtë jo më tepër dekolte se ç’duhet- 1500-3000 lekë

Një palë xhinse të thjeshta të ngushta që tregojnë rezultatet e palestrës- 2500-6000 lekë

Atletet e rehatshme për të mos i shtuar vetes siklete- 3000-15.000 lekë

Çanta- 4000-…lekë

Dhe kështu me radhë.

Jeta e një vajze është e ndërlikuar dhe plot shpenzime. Flokët që digjen, priten, digjen, priten; problemi i zakonshëm i xhinseve që hyjnë deri tek vithet; këpucët që duhen blerë një palë të veçanta për çdo rast dhe padyshim, një takim ka llojin e vet të këpucëve, krehjes, grimit dhe veshjes.

Kështu që ndoshta Zara Barrie ka të drejtë. Llogarinë të lutem!

 

Artikuj të ngjashëm