Beauty > Lëkura

5 sekrete për kujdesin e lëkurës nga vajzat aziatike

Vajzat aziatike njihen për lëkurën perfekte dhe për "rininë e përjetshme". Shumë njerëz mendojnë se kjo është falë geneve të tyre, por në të vërtetë, sekreti qëndron te kujdesi i tyre për lëkurën.

Jo vetëm që vajzat aziatike kanë teknika shumë të veçanta për trajtimin e lëkurës, por edhe rutina e tyre ditore është e gjatë dhe e detajuar.

Ne do t'ju tregojmë disa nga sekretet që mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë në lëkurën tuaj.

1. Metoda e pastrimit 4-2-4.
Bëhet fjalë për pastrimin e thellë të lëkurës në fund të ditës. Filloni duke aplikuar një heqës grimi me përbërje vajore si Make Up Remover Eye care nga Comfort Zone në të gjithë fytyrën dhe masazhojeni për 4 minuta. Më pas aplikoni larësin Cleansing Milk dhe masazhojeni në lëkurë për 2 minuta. Si përfundim, shpëlajeni fytyrën me ujë për 4 minuta.

2. Bëni trajtim të thellë një herë në javë.
Filloni duke e pastruar lëkurën në mënyrën e mësipërme dhe më pas vazhdoni me një scrub dhe maskë. Pas trajtimit, vendosni disa kremra duke filluar nga më i holli, i cili është serumi, te kremi i syve dhe deri te kremi i ditës, i cili ka përbërje më të trashë.

Thuhet se vajzat aziatike përdorin rreth 17 produkte për rutinën e tyre, pra sa më shumë, aq më mirë.

3. Mbrojeni lëkurën nga dielli.
Nëse nuk e dini akoma, kremi i diellit me spf 30 duhet përdorur edhe gjatë dimrit, kur dielli nuk duket shume i fortë. Dielli shkakton plakje të parakohshme, njolla në lëkurë, në disa raste dhe acarime të lëkurës.

Vajzat aziatike janë aq të përkushtuara sa i shohim duke dalë edhe me çadër, edhe kur nuk ka shi, ose doreza duarsh, edhe kur nuk është ftohtë. Ky nuk është vetëm një stil veshje i veçantë, por edhe një mënyrë shumë e mirë për t’u mbrojtur nga dielli.

Duke qënë se në Shqipëri kjo modë nuk ekziston, ne ju sugjerojmë të qëndroni te një krem me spf 30 për fytyrën si Sun Soul nga Comfort zone.

Ndërsa, për duart, përveç dorezave, ju rekomandojmë paketën 60 Second Fix e cila përmban një scrub dhe krem nga Crabtree & Evelyn. Këto produkte vijnë në paketime me sasi dhe aroma të ndryshme fantastike, prandaj jeni të lirë të zgjidhni cila ju përshtatet më tepër.

4. Përdorni produkte me përbërje vajore për trupin.
Gjatë sezonit të dimrit, lëkura ka tendencën të thahet, prandaj krijoni një rutinë hidratuese me produkte vajore. Linja e Jojoba Oil nga Crabtree and Evelyn është e kompletuar me çdo produkt të kujdesit për trupin.

Ne ju rekomandojmë të përdorni produktin unik Bath and Massage Oil i cili mund të përdoret si vaj masazhi ose vaj relaksues për në vaskë, duke i dhënë butësi dhe shkëlqim lëkurës tuaj.

5. Kthejini produktet në shkumë, para se t’i vendosni në lëkurë.
Sado e çuditshme mund të tingëllojë, vajzat në Azi preferojnë të mos e shkumojnë produktin drejt e në lëkurë, pasi forca e fërkimit mund t’i dëmtojë.

Ato preferojnë ta shkumojnë produktin në duar ose në rrjeta te krijuara enkas për këtë proces.

Artikuj të ngjashëm

. .