Beauty > Vip Vanity

Era Istrefi heq dorë nga flokët bjondë që e dallonin: Na prezanton look-un e ri

Një nuancë shumë e veçantë për flokët.

Era Istrefi na prezantoi me look-un e saj të ri. Ajo hoqi dorë nga flokët bjondë dhe u shfaq me një ngjyrë të re në fotot e reja në rrjetet sociale.

Ajo u ka dhënë flokëve një nuancë të re, mes grisë dhe blusë. Kjo lloj ngjyre është e realizueshme vetëm mbi flokët bjondë platin dhe zakonisht nuk qëndron shumë, pasi zbehet pas çdo larjeje.

Në fotot e fundit të postuara në Instagram, Era shfaqet me një beretë pellushi rozë, duke mos iu larguar shumë imazhit që krijoi tek "BonBon". Flokët e gjatë bjondë dhe parka me pellush çiklaminë u bënë të famshme gjatë këtij viti, duke e kthyer Erën në një personazh që u imitua edhe në Halloween.

Artikuj të ngjashëm

. .