Moda > Fashion News

Victoria’s Secret bën më në fund ndryshimin e madh tek modelet dhe bukuria e gruas në botë

Më natyrale se kurrë.

Photo Courtesy of Oddysey

Victoria’s Secret ka pasur ndoshta po aq polemika sa kukulla Barbie për imazhin “e paarritshëm” të bukurisë që përcjell përmes modeleve. Për vite me radhë, ëngjëjt e Victoria’s Secret kanë krijuar një ideal të vërtetë bukurie: të gjitha të gjata, shumë të holla, me tipare të veçanta dhe flokë të dendur, të gjatë, me forma të mëdha të mrekullueshme, që duan orë për t’u realizuar.

Këtë vit, kompania e famshme bën ndryshimin e madh: në shfaqjen më të pritur të modës, modelet do të shfaqen me flokët e tyre.

Hapi i parë u hodh vitin që shkoi, kur modelja afro-amerikane Maria Borges sfiloi për herë të parë me flokët e saj natyralë në një shfaqje të Victoria’s Secret.

Photo Courtesy of Elle

Por, këtë vit, ndryshimi do të jetë tërësor: çdo vajzë do të sfilojë me modelin natyral të flokëve, jo më sipas shijes së kompanisë, por ashtu si atyre vetë u pëlqen të duken. Më në fund ato mund të shfaqen pa extentions, siç tregon stilistja e flokëve të modeleve të Victoria’s Secret, Sarah Potempa.

“Duam të përqafojmë bukurinë natyrale të secilës prej tyre.”, tha Potempa, “Këtë vit do të krijojmë onde dhe modele më të shkujdesur. Modelet që i kanë flokët më të shkurtër, do të sfilojnë ashtu si i kanë. Nuk do të shtojmë flokë për t’i bërë të duken super të gjatë. Edhe nëse ndonjëra ka flokë të shkurtër apo prerje të veçanta, nuk do t’u vëmë paruke apo extantions.”

Këtë vit shfaqja e modës së Victoria’s Secret do të zhvillohet në Paris dhe do të transmetohet më 5 dhjetor ekskluzivisht nga CBS.

Burimi: “Cosmopolitan”

Artikuj të ngjashëm