Dashuri dhe seks > Dating

Djema me këto gjeste vajzat do të çmenden pas jush!

Faza e ardhshme: martesa!

Vajzat e ditëve moderne besojnë se kavalierët ekzistojnë vetëm në filma ose libra, por nuk është kështu. Zotërinjtë e vërtetë ekzistojnë ende. Janë ata që na llastojnë dhe na shtojnë rrahjet e zemrës me gjeste të vogla që të nguliten në memorie. Dhe pastaj ju fiksoheni, bëheni të varura, nuk i lëshoni më kurrë, i dërgoni mesazhe të frikshme, sinjalizoni me mesazhe kërcënuese gjithë ish të dashurat e tij dhe një ditë të bukur ai kthehet në shtëpi dhe ju gjen duke ngrënë drekë me familjen e tij. Por është normale apo jo?

Më poshtë kemi renditur 9 sjellje që ÇDO burrë duhet të bëjë, për të fituar zemrën e vajzës që do, në të kundërt, nuk kemi kohë për ju dështakë të vegjël!

1. Hapin derën

Një burrë që nuk përton të dalë nga makina dhe të hapë derën për zonjën e tij, është i vëmendshëm dhe i sjellshëm. Është shumë e rëndësishme që ai të dijë se partnerja e tij ndihet reaht dhe e sigurtë. Çdo vajzë do ta vlerësonte këtë gjest, që në pamje të parë mund të duket i parëndësishëm.

2. Të ndash kafshatën e fundit

Në vendin tonë kafshatën e fundit e lidhim me ‘kësmetin’, thënë ndryshe me fatin dhe të ndash fatin me dikë, nuk është gjë e vogël. Aq më tepër kur këtë gjest e bën një burrë, që mendojnë, jetojnë dhe duan me stomak! Kjo do të thotë që interesohet dhe ndjen për të. Dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi.

3. Kalon shumë kohë me familjen tënde

Nëse partnerit tuaj i pëlqen të shohë fotot e tua të fëmijërisë, të dëgjojë histori argëtuese për vëllezërit dhe motrat e tua, ose zgjedh të kalojë kohë me familjen tënde në vend të shkojë të luajë futboll me shokët në fundjavë, atëherë ai është ‘i duhuri’!

4. Të prezanton me të gjithë

Një zotëri i vërtetë e di mirë se nëse nuk prezanton partneren e tij kur ndesh një shok në rrugë, ajo do të ndihet e tepërt dhe e padëshiruar. Një burrë i vëmendshëm i shmang situata të tilla, sepse kujdeset për nevojat e shoqërueses së tij.

5. Bën dhurata pa arsye

Për një burrë të vërtetë nuk ka nevojë të ketë raste të veçanta që të dhurojë lule ose dhurata të tjera. Është ajo dita e zakonshme, kur ai ktheht nga puna dhe vë re një buqetë të këndshme me lule në vitrinën e një dyqani, is jell ndërmend të dashurën e tij dhe vendos ta blejë, vetëm sepse do ta bënte njeriun e tij të preferuar të buzëqeshë.

6. Të mbron gjatë gjithë kohës

Është një gjest i vogël që jo çdo vajzë e vë re, por një burrë që vendos të ecë në anën e jashtme të trotuarit, është i vendosur të mbrojë partneren tij nga situata të papritura që mund të kenë pasoja të rënda. Pa dyshim, ky është një zotëri i vërtetë!

7. Të puth ballin

Ok seriozisht? Duhet ta shpjegojmë këtë?!

8. Të mbush serbatorin e makinës

Lexo më lart.

9. Të ndihmon të veshësh pallton

Sigurisht që ti mund ta bësh vetë, nuk është çështje aftësie. Një burrë i sjellshëm gjithmonë kujdeset për pallton tënde, ose të jep të tijën kur është ftohtë. Dhe pastaj ti martohesh me të. Kështu funksionon.

Burimi: Bright Side

Artikuj të ngjashëm