Metropolitan > Cyber Fun

Kujdes: Ndryshimi i ri në Instagram mund t’ju nxjerrë gjithë të palarat!

Sinjalizon bërjen e screenshot-eve në fotot që u dërgoni të tjerëve.

Ja dhe një informacion që duhet shpërndarë kudo sa më shpejt që të jetë e mundur. Instagram së fundmi ka filluar të sinjalizojë përdoruesit e vet për rastet kur dikush bën screenshot në fotot apo videot që i keni dërguar privatisht dhe që zhduken pas një kohe të caktuar. Njëlloj si në Snap Chat.

Kështu që tani, nëse dikush ju dërgon një foto ose video të përkohshme në privat dhe ju i bëni screenshot për t’ja treguar dikujt tjetër, dërguesit filestar do t’i vijë një lajmërim. Ky ndryshim i ri duket se i ka tmerruar përdoruesit e rrjtetit social, por fatmirësisht kjo nuk vlen ende për postimet në Instagram Story apo pjesën tjetër të fotove dhe videove.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të ngjashëm

. .