Metropolitan > Anabel Dossier

Spiunia që kishte në dorë fatin e Fidel Castro-s, por që në fund zgjodhi dashurinë

Ajo nuk arriti ta çonte deri në fund misionin e caktuar nga CIA.

Vdekja e Fidel Castro-s solli dhe njëherë në vëmendje jetën e tij të rrezikshme, ashtu si edhe vetë sistemi politik të cilin ai përfaqësonte.

Babai i shtatë fëmijëve me shtatë nëna të ndryshme, të gjithë pyesnin sesi arrinte ta drejtonte shtetin komunist kubanez. Ndër historitë e tij më të famshme të dashurisë ishte ajo me Marita Lorenz.

Lorenz njihet si personi i cili mund të kishte çuar me suskes deri në fund tentativën për vrasjen e diktatorit kubanez, por që zgjodhi të mos e bënte për hir të dashurisë. Marita rrëfen në librin e saj autobiografik se ka qenë e dashura sekrete e Fidel Castros për tetë muaj dhe më pas u rekrutua si agjente e CIA-s. Tashmë 76 vjeç, gruaja nga Gjermania tregon se fillimisht u njoh me Fidelin në vitin 1959, kur anija e babait të saj mbërriti në Havana.

Gjatë periudhës kur shoqërohej me diktatorin komunist, ajo pranoi misionin që i’u caktua nga CIA për ta vrarë Castron duke përdorur kapsula të mbushura me helm. Marita arriti të fuste në dhomë kapsulat e fshehura në kutinë  e kremit, mirëpo plani u zbulua nga Fidel Castro.

“Ai e dinte që unë nuk e bëja dot dhe që unë ende e doja. Por, edhe ai më donte mua”, tregon Lorenz.

Artikuj të ngjashëm