Relationships > Sex

Çiftet e martuara thyejnë tabutë seksuale, praktikojnë fantazinë më ekstreme në shtrat!

Në kërkim të 'personit të tretë'.


Një nga tabutë më të mëdha që lidhen me jetën seksuale të një çifti po thyhet. Kjo sepse burrat duan gjithnjë e më shumë të shohin gratë e tyre të bëjnë seks me burra të tjerë. Sado e çuditshme mund të duket, vetëm ideja se partnerja e tyre eksitohet nga një burrë tjetër, i ndez ata seksualisht.

Arsyeja pse një fenomen i tillë po përqafohet gjithnjë e më shumë nga shoqëria nuk është e qartë, por sipas psikologëve mund të jetë ndrydhja e biseksualitetit tek burrat, ose ndjenja e krenarisë që këta të fundit kanë kur gratë e tyre çlirohen seksualisht. Komunitetet online që i dedikohen kësaj teme po lulëzojnë gjithnjë e më shumë, në motorin e kërkimit 'google' ky fetish ka arritur kulmin këtë javë.

Një burrë ka shpjeguar se gjatë dy viteve martesë fantazonte të shihte gruan e tij në shtrat me një burrë tjetër. Nga ana tjetër një grua e martuar ka thënë se i shoqi i dërgonte mesazhe motivuese, ndërkohë që ajo përpiqej të joshte një burrë për të cilin kishin rënë dakord të dy. "I telefonova tim shoqi atë natë duke u dridhur si gjethe,"- ka pranuar ajo. "Ai jo vetëm ishte i entuziasmuar, por kërkonte detaje, foto, dhe t'i tregoja të gjithë historinë kur të shkoja në shtëpi. Kur shkova, i tregova gjithçka dhe kjo e eksitoi aq shumë sa bëmë seks fantastik."

Vetëm ideja se burrat mund të realizojnë 'fantazitë e ndaluara' është veçanërisht përmbushëse për ta, aq më tepër që gjithçka është në dorën e tyre, ta bëjnë ose jo diçka të tillë me gratë e tyre.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm