Beauty > Lëkura

Gjërat që i keni ditur gabim për injeksionet e buzëve

Jo, buzët nuk shfryhen si tollumbace!

Thashethemi 1: Nëse nuk më pëlqen rezultati, nuk bëj dot asgjë për ta ndryshuar

Është e vërtetë se disa lloj injeksionesh mund të duan më shumë se 1 vit për t’u shpërbërë. Por, acidi hialuronik (që sugjerohet më shumë nga ekspertët), i përdorur me kujdes, jep rezultate shumë natyrale dhe për më tepër, mjeku mund të injektojë një enzimë shpërbërëse në rastet kur nuk jeni të kënaqura me rezultatin.

Thashethemi 2: Injeksionet lëmojnë sipërfaqen e buzëve dhe nëse nuk i vazhdon, ato do të shfryhen si tollumbace

Kjo është gjëja më e pavërtetë që është thënë ndonjëherë për injeksionet e buzëve. Injektimi i acidit hialuronik në lëkurë thjesht stimulon prodhimin e kolagjenit, substancë që ndodhet në trupin tonë. Dhe kur acidi fillon të shpërbëhet (pas 6 muajsh ose 2 vitesh, në varësi të llojit), ajo që mbetet, thjesht e bën dermën edhe më të trashë.

Thashethemi 3: Jam shumë e re, injeksionet janë për njerëzit e vjetër

Një pjesë e madhe e injeksioneve mbushëse në fakt përdoret për të trajtuar shenjat e plakjes. Megjithatë, pacientë të të gjitha moshave mund t’i përdorin ato për të korrigjuar ose theksuar tiparet e fytyrës që dëshirojnë. Injeksionet me acid hialuronik parandalojnë ose ngadalësojnë shenjat e plakjes si rrudhat.

Thashethemi 4: Njerëzit që kanë bërë injeksione dallohen gjithmonë sepse nuk duken natyralë

Në atë rast, problemi është personi që aplikon injeksionet, jo vetë injeksionet. Për rezultate sa më të mira, duhet bërë një kërkim i mirë paraprak për t’u siguruar që kirurgu plastik, dermatologu apo kushdo që do të bëjë injeksionet, e di se çfarë po bën.

Thashethemi 5: Injeksionet janë vetëm për njerëzit me buzë të holla

Ndonëse shtimi i volumit është një nga kërkesat më të zakonshme, ka shumë njerëz që i drejtohen klinikave për korrigjimin e asimetrive mes buzës së sipërme dhe të poshtme, theksimin e harkut të buzës etj.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm

. .