Beauty > Lëkura

6 trende që duhet t’i lini pas në 2017-ën.

Viti i ri është më afër sesa mendoni dhe bashkë me të, vjen moda e re, e cila ndërrohet çdo vit, si për rrobat, ashtu edhe për grimin e flokët.

Për të qënë gjithmonë 'in' me modën e sezonit, do t’ju tregojmë se cilat janë trendet që duhe të lini pas me 2016-ën dhe me çfarë t’i zëvendësoni në 2017-ën.

2016 Vetullat e definuara. 2017 Vetullat natyrale.

Hiqni dorë nga lapsi dhe korrektori për të arritur vetulla perfetkte, zëvendësojini me një xhel vetullash, funksioni i të cilit është të krehë dhe të fiksojë vetullat natyrale.

Për këtë përdorni xhelin Brow Sculpting Fibre Gel nga Gosh Copenhagen.

2016 Tone neutrale. 2017 Ngjyrat e ndezura.

Tonet neutrale i shkojnë çdo lëkure, ama në 2017-ën, duhet të dilni nga zona juaj e komfortit dhe të provoni ngjyrat e theksuara që kanë dalë në modë, ato lejla dhe blu.

Për këtë ju sugjerojmë lapsat AquaXL nga Make Up For Ever.

2016 Konture të theksuara. 2017 Highlight (shkëlqim) i lehtë dhe lëkurë natyrale.

Zgjidhni një fondatinë që përshatet me lëkurën tuaj dhe përdorni një ndriçues të lëngshëm si: Lumi Drops nga Gosh Copenhagen.

2016 Buzë mat. 2017 Buzë më shkëlqim.

Buzëkuqët mat patën kulmin e famës të tyre këtë vit dhe si çdo gjë që përsëritet shumë shpesh, po dalin nga moda, për t'ia lënë vendin buzëve me shkëlqim.

Shkëlqyesit e buzëve Artist Plexi Gloss nga Make Up For Ever janë perfektë për t’u vendosur vetëm ose mbi buzëkuq.

2016 Ondet retro. 2017 Kaçurrelat e çregullta dhe të vogla.

Ondet e frymëzuara nga vitet ‘50 patën një rikthim në pasarelat e këtij viti, por në 2017-ën, moda është frymëzuar nga kaçurrelat e çregullta të viteve ‘80.

Për t’i rikrijuar, mund të përdorni tharësen me difuzor dhe shkumën për kaçurrela “This is a curl moisturizing mousse” nga Davines.

2016 Kapjet e çrregullta. 2017 Kapje klasike flokësh.

Iku moda e vajzës të shkujdesshme, e cila i kapte flokët topuz në mënyrë të çregullt. Tani erdhi moda e modeleve klasike, shembulli perfekt i të cilave është dukesha Kate Middleton, e cila ka shkëlqyer me kapjet e flokëve në eventet mbretërore.

Për lehtësi në stilimin e flokëve përdorni linjën “Your Hair Assistant” nga Davines.

Artikuj të ngjashëm

. .