Përfundimisht, gratë e pallatit mbretëror të Buckingham-it marrin mësime stili nga njëra-tjetra. Javën që shkoi, pamë sesi, në shumë raste, Kate Middleton rimishëron Dianën me veshjet e saj (shiko këtu).
Tani që u konfirmua lidhja e Meghan Markle-it me princin Harry, të gjithë i kanë sytë nga aktorja e serialit “Suits”. Pallati Mbretëror dha një deklaratë për shtyp ku pohoi se Harry dhe Megan janë në një marrëdhënie, duke e kthyer aktoren zyrtarisht në ‘princeshën’ e re të Britanisë së Madhe.
Aktorja njihet për buzëqeshjen e saj, klasin në veshje dhe thjeshtësinë. Por, kohët e fundit shfaqet akoma më elegante, me një stil që na kujton Kate Middleton-in. Shikoni më poshtë fotot që krahasojnë disa prej veshjeve të saj me look-un e Kate Middleton. Madje edhe flokët e aksesorët duket të jenë të frymëzuar prej saj.
Burimi: "La Repubblica"