Metropolitan > Sport

Futbollisti i famshëm drejt burgut

Akuza të rënda për korrupsion.

Photo Courtesy of The Independent

Prokurorët spanjollë kërkojnë dy vite burg për Neymar-in. Sulmuesi i Barcelonës akuzohet për korrupsion, akuzë e cila, përveç burgut, mund t’i kushtojë edhe 10.6 milionë dollarë.

Kur Neymar u ble nga Barcelona në 2013-ën, kompania braziliane e investimeve “DIS” u ankua se nuk kishte marrë shumën e parave që i detyrohej klubi. Që nga kjo kohë, klubi spanjoll ka qenë në telashe ligjore që çuan në dorëheqjen e presidentit Rosell, pasi ishte i përfshirë në çështje.

Edhe pse u duk se u arrit në një marrëveshje kur Barca pagoi 5.5 milionë euro, prokuroria e Spanjës e rishqyrtoi rastin dhe tani po kërkon dënimin i tij me burg dhe jo vetëm; dy vite burg edhe për babanë e tij, Neymar, si edhe një vit për të ëmën, Nadine da Silva.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm