Nëse vuani nga mbajtja e takave të larta sa herë dilni në darkë për të shijuar një pije me miqtë, atëherë kjo kompani gjermane ka gjetur zgjidhjen perfekte për ju. Prodhuesi i njohur i këpucëve, Mime et Moi, ka prodhuar këpucë me pesë taka të lartësive të ndryshme, që mund të ndërrohen me njëra-tjetrën sa herë të dëshironi.
Sandalet shoqërohen nga një takë e hollë e lartë, nga një takë me lartësi mesatare dhe nga një takë e sheshtë. Ato gjithashtu vijnë dhe me opsionin e takave më të plota, por po me të njëjtat opsione të lartësive. Këpucët kanë një kapëse në pjesën e poshtme që ju lejon ta ndërroni takën kur nuk ndiheni rehat. Koleksioni i parë i markës ka nëntë ngjyra dhe secila palë kushton 190$.