Kravata shumëngjyrëshe, çorape të kuqe dhe bluza me grafika. Kur vjen puna tek look-u i kryeministrit Edi Rama, kemi parë nga të gjitha llojet. E megjithatë, mbrëmjen e së dielës, në Samitin e Diasporës, Rama ia doli sërish t’i surprizojë të gjithë me një detaj të veçantë në veshjen e tij.
Për herë të parë, kryeministri mbante një papion të kuq në vend të kravatës, që ai përdor zakonisht për evente të tilla. Në të njëjtën linjë duket se ka qenë edhe moderatori i mbrëmjes, Alaudin Hamiti, i cili gjithashtu kishte zgjedhur një papion të kuq.
Moderatori Ledion Liço gjithashtu është një fanatik i aksesorit tipik të veshjeve formale, i cili u bë i famshëm nga ushtarët kroatë në shekullin e 17-të. Në daljet e tij publike, ai dallohet thuajse gjithnjë për zgjedhjet e veçanta të papionëve.