Relationships > Sex

Gjërat që djemtë me penis të vogël duan t'i dini

Seksi mund të jetë njësoj fantastik.

Photo Courtesy of Cosmopolitan

Thuhet se “floriri është i vogël”, apo jo? Kjo është shprehja e preferuar e vajzave të shkurtra por, kur vjen puna për përmasat e penisit, duket se s’ka shaka.

Por si është të kesh një penis të vogël?

Së pari, sigurisht që funksionon si gjithë të tjerët. Nuk kanë ndonjë ndryshim në ereksion apo ejakulim. Nëse ka ndonjë problem me to, është thjesht çështje psikologjike; shoqëria ka krijuar kaq shumë standarte për madhësinë e penisit sa është e vështirë të mos ndikohesh.

E ndoshta për këtë, është e vështirë t’i flasësh paraprakisht partneres për këtë. Burrat me penis të vogël kanë një problem më vete kur vjen koha e aktit seksual. Për shkak se nuk duan të zhgënjejnë, shpesh ndiejnë se duhet ta paralajmërojnë partneren e tyre.

Diçka e rëndësishme për ta është të mos i gënjeni. T’u thuash “ke përmasa normale” duket sikur e bën sepse të vjen keq. Ai është i vetëdijshëm për madhësinë, thjesht duhet t’i bëni të kuptojë se nuk ndikon tek intimiteti.

Seksi mund të jetë njësoj i mirë, pavarësisht përmasave. Nëse ‘ia thotë’ për atë punë, madhësia nuk ka të bëjë aspak. Sikurse përmendëm më lart, i vetmi problem është presioni shoqëror që mund t’i frustrojë të mos japin më të mirën në shtrat.

Burimi: “Cosmopolitan”

Artikuj të ngjashëm