Dashuri dhe seks > Sex

E vërteta: Si e përjetojnë orgazmën meshkujt, dhe si e përjetojnë femrat?

A janë vërtet dy gjëra të ndryshme?

Photo Courtesy of Libero

Ka nga ata që thonë se orgazma është “si një teshtimë e gjatë, aty poshtë”. Dhe ky nuk është i vetmi mit absurd mbi kulminacionin e aktit seksual.

Nisur nga legjenda urbane se meshkujt dhe femrat e përjetojnë ndryshe orgazmën, prej vitesh po realizohen studime e sondazhe.

Që prej viteve ’80 u kuptua se efektet fizike të orgazmës tek burrat dhe tek gratë janë të njëjta: kontraktim i muskujve, ndjesi kënaqësie intensive dhe çlirim në nivele të larta i endorfinës (morfina natyrale e trupit).

Një tjetër studim u krye me një numër të madh burrash dhe grash, të cilëve iu kërkua të përshkruanin çfarë ndjenin gjatë orgazmës. Si burrat, ashtu edhe gratë e përshkruan orgazmën me fjalë shumë të ngjashme, duke lënë të kuptohet se ndjenin të njëjtin përjetim.

Studiuesit britanikë kanë analizuar edhe parametrat fizike tek burrat dhe gratë, duke arritur në përfundimin se tek të dyja palët tensioni dhe rrahjet e zemrës ishin në të njëjtat nivele. Gjithashtu tek të dy çlirohen nivele të ngjashme të oksitoksinës, hormoni që krijon ndjenja afrimiteti dhe dashurie me personin tjetër.

Të vetmet ndryshime që vërehen janë në kohëzgjatjen e orgazmës dhe nivelin e lëngjeve që dalin nga trupi.

Pra, meshkujt nuk vijnë nga Marsi dhe gratë nuk kanë ardhur nga Afërdita, siç thuhet në kësi rastesh.

Burimi: Elite Daily

Artikuj të ngjashëm

. .