Një objekt që lëviz me shpejtësi u filmua teksa kalonte pranë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe sipas disa teorive, kjo është prova e radhës që dëshmon se NASA po përpiqet të fshehë informacione mbi UFO-t.
Në pamjet e transmetuara nga kanali zyrtar i Stacionit Hapësinor, shihet një dritë e bardhë që del nga errësira dhe kalon pranë Tokës. Vetëm pak çaste më pas, imazhi bëhet gri dhe transmetimi ndërpritet.
Ndërkohë që shumë shikues mund të mos kenë vënë re asgjë të veçantë, kërkuesit e UFO-ve shprehen se filmimi i jashtëzakoshëm tregon një anije kozmike misterioze. Ata pretendojnë se shkëputja e sinjalit është bërë qëllimisht nga NASA për të fshehur provat e ekzistencës së jashtëtokësorëve.
Burimi: Daily Mail