Eneda Tarifën e kemi parë të eksperimentojë shumë herë me flokët. Fillimisht e njohëm me flokët gështenjë, më pas me flokë portokalli kur fitoi “Top Fest”. Gjatë sezoneve të fundit të “Portokalli”, provoi flokët me dritëhije bjonde, më pas ndryshoi përsëri look për në Eurovision, duke iu kthyer portokallisë.
Këngëtarja nuk është më pjesë e “Portokalli” dhe tani mundi të eksperimentojë me një ndryshim ekstrem, duke i kthyer flokët bjond platin. Ajo gjithashtu i shkurtoi, siç duket edhe në fotot e mëposhtme. Asnjëherë më parë, Eneda Tarifën nuk e kishim parë kaq bjonde.