Barbara Iweins është një fotografe hollandeze, të cilës i pëlqen të studiojë dhe kuptojë pamjet e njerëzve të panjohur që has në ambientet publike që frekuenton.
“Që kur kam qenë e vogël, magjepsesha nga fytyrat e të panjohurve. Teksa prisja autobusin, teksa qëndroja në radhë dhe në çdo ambient tjetër, sytë e mi fiksoheshin tek një person i caktuar. Në atë moment nuk reshtja së menduari se çfarë i shkonte në mendje, çfarë ishte duke bërë, cilat ishin frikërat dhe gjërat që e gëzonin. Për këtë arsye, shtatë vite më parë, vendosa t’i fotografoja ato portrete. Bleva një aparat fotografik me lente 50mm dhe thjesht i pyesja nëse kishin dëshirë të pozonin për mua”, shprehet ajo për 'The Insider'.
Së fundmi, Barbara ka nisur dhe një projekt të sajin mjaft interesant, të cilin e ka titulluar: “7am-7pm”. Nëpërmjet tij, fotografja synon të nxjerrë në pah ndryshimin që pësojnë fytyrat e njerëzve në një hark kohor prej 12-orësh. Sipas Iweins është shumë interesante sesi ngjarjet e ditës transformojnë një njeri, që nga momenti kur ai zgjohet në mëngjes dhe deri në orët para gjumit.
Shfletoni galerinë për të parë fotot.