Relationships > Flirt

Ngrënia e hudhrave i bën burrat të parezistueshëm përpara grave!

Nëse dëshiron ta ‘çmendësh’ atë, ha hudhra.

Nëse do të shihnit në supermarket një aftershave me aromë hudhre a do ta blinit? Me siguri jo. I jep një shije të mrekullueshme salcës së makaronave, por nuk është aroma më ‘miqësore’ për pjesën më të madhe të njerëzve. Megjithatë, sipas shkencës, ngrënia e hudhrave, shumë hudhrave, bën që trupi i meshkujve të ketë një aromë më të pëlqyeshme për seksin e kundërt.

Një studim i kryer nga Hansanugrum & Barringer, i dha pjesëmarrësve burra një sasi të konsiderueshme hudhash për të ngrënë gjatë një jave. Për gratë ishin më tërheqës dhe mashkullorë ata burra që kishin ngrënë katër kokrra hudhre në javë, në krahasim me ata që kishin ngrënë dy. Sipas studiuesve, diçka e tillë mund të lidhet me vetitë ushqyese. Hudhra është e pasur me vitamina, parandalon të ftohtin dhe mes të tjerash, rrit edhe performancën atletike.

“Rezultatet tona tregojnë se konsumi i hudhrës mund të ketë efekte pozitive edhe në marrëdhënie me femrat, sepse trupi i tyre e percepton si të mirë aromën që lëshon hudhra, nisur nga efektet pozitive që ajo ka në shëndetin e njeriut,” pohoi Craig Roberts, një nga iniciatorët e studimit.

Burimi: Mirror

Artikuj të ngjashëm